Sallatë me shegë dhe fara lulëkuqe, recetë nga Lindja e Mesme

Autori: Gazeta inFokus
19:59 | 07 November 2023
Në recetën origjinale përdoret qumështi i thartë i deles, por e kemi zëvendësuar me qumësht lope, e kemi provuar edhe me kos grek dhe ai version është perfekt
Nuk është e komplikuar të gjesh të gjithë përbërësit e nevojshëm, ndaj ja recetën më poshtë, nëse dëshironi ta provoni në kuzhinën tuaj.
Përbërësit:
– 6 deri në 8 gjethe sallate te gjelbër,
– 1 filxhan bajame (të papërpunuara ose të thekura lehtë),
– 2 mollë,
– gjysmë filxhani djathë feta
– tre të katërtat e filxhanit me shegë (farat e hequra),
– 1 lugë fjolla tërshëre.
Për salcë:
– jogurt ose kos grek (tri të katërtat e një gote të madhe ose një e gjysmë e gotave më të vogla plastike në të cilat shiten),
– një lugë e vogël majonezë,
– 1 deri në 2 lugë të vogla uthull,
– 1 lugë gjelle lëng limoni,
– 2 lugë të vogla fara lulëkuqeje (te sapogrira, të blera sipas masës në dyqane ushqimesh të shëndetshme),
– nëse dëshironi që shija të jetë pak “më e butë”, mund të shtoni edhe pak arrë kokosi ose sheqer të verdhë, sipas shijes suaj.
Përgatitja:
Pritini mollët në kubikë, më pas në një enë të madhe përzieni sallatën e gjelbër, bajamet, fetën, kokrrat e shegës dhe fjollat e tërshërës.
Për salcë, përzieni jogurtin (ose kosin grek), majonezën, uthullën, lëngun e limonit dhe farat e lulëkuqes në një tas më të vogël.
Vendoseni salcën sipër sallatës dhe përzieni mirë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta në mënyrë që fjollat e tërshërës të thithin salcën dhe më pas shijoni këtë kombinim shijesh interesant dhe freskues.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Samiti i OSBE-së/ Nuk do të ketë takim Blinken-Lavrov
Me darkën joformale të ministrave të Jashtëm pjesëmarrës në Këshillin Ministr...
-
Edhe sot vazhdon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup
Edhe sot do të vazhdojë Këshilli i 30-të Ministror të Organizatës për Siguri ...
-
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka quajtur Albin K...
-
PSD do të mbajë sot konferencë lidhur me arrestimet
Partia Socialdemokrate sot do të mbajë konferencë për media. Në njoftimin ...
-
Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë
E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje....
-
Blinken mirënjohës ndaj Osmanit që udhëhoqi takimin e këshillit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së
Sekretari i Shtetit në ShBA, Antony Blinken, është pritur në takim nga minist...
-
Mot sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Kuvendi so do të debatojë për raportin e KE-së për Kosovën
Kuvendi i Kosovës sot mban debat parlamentar në lidhje me raportin e Komision...
-
Behgjet Pacolli: Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave ...
-
Flasin nga policia për vrasjen tjetër në Prishtinë, 52 vjeaçin që u therr me thikë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën ‘Ali Vitia’, ku një pe...
-
Detaje nga tragjedia në Prishtinë: I riu që dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij ende në arrati
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sonte kryeqytetin, ku i riu, Edon Buj...
-
Ky është i dyshuari për vrasjen në Prishtinë, dyshohet se theri për vdekje vjehrrin e tij
Pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën ‘Ali Vi...