Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 06 May 2024
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues njoftoi se dëshmitari i radhës është me videolidhje dhe është e pamundur që ai të dëshmojë sot, kështu duke u pezulluar pjesa e mbetur e seancës.
“Me sa dukët për sot mbaruam. Dëshmitarin e radhës nuk e ofrojmë dot që të fillonim tani sepse është me videolidhje. Seanca ndërpritet këtu dhe fillojmë nesër në orën 09:00”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
ZPS për dëshmitarin e 61-të: Ka qenë i arrestuar, do të identifikojë ushtarë të UÇK-së dhe persona me të cilët ka qenë i ndaluar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 61-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mban kodin 01978 në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesja e ZPS-së, ai është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarët e UÇK-së dhe gjatë dëshmisë së tij do të flas për këtë çështje e po ashtu do të bëjë identifikimin e disa ushtarëve dhe të bashkëndaluarve, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Dëshmitari 01978 është arrestuar dhe ndaluar nga ushtarë të UÇK-së në ambiente ndalimi të UÇK gjatë disa javën. Dëshmitari 01978 do të jep dëshmi rreth kushteve ndalimit, punën që kanë bërë të ndaluarit si dhe procesin e marrjes në pyetje dhe rrahjes që ka pësuar ai. Dëshmitari do të identifikojë disa ushtarë të UÇK-së dhe disa të ndaluar të tjerë të mbajtur bashkë me atë”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.
Pas leximit të përmbledhjes dhe pranimit të disa provave duke përfshirë dëshmitë e dëshmitarit të dhëna më herët, prokurorja tha se nuk ka pyetje për dëshmitarin. Me pyetje vazhdoi mbrojtja e viktimave, Maria Radziejowska e cila kërkoi që të kalohet në seancë private e që kjo u aprovua nga trupi gjykues.
Sipas trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari është planifikuar që të zgjasë rreth tri orë. Ai tha se 45 minuta janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, 15 për mbrojtësin e viktimave dhe rreth dy orë për të gjithë avokatët mbrojtës.
Përpara kësaj, trupi gjykues mori disa urdhra me gojë që kishin të bënin me prova materiale konkrete të dëshmitarëve që tashmë kanë dhënë dëshmi.
Charles Smith III, po ashtu shprehu mirënjohje për palët në procedurë dhe punën që kanë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor duke shtuar se mund të bëjnë punën e tyre edhe më mirë për një gjykim më të drejtë, efikas dhe më të shpejtë.
Ai tha se Prokuroria e ka reduktuar numrin e dëshmitarëve nga 320 dhe brenda këtij muaji pritet që të japin një parashtrim për numrin e dëshmitarëve që planifikojnë të thërrasin.
Po ashtu, ai tha se deri tani janë dëgjuar 60 dëshmitarë duke përfshirë edhe ata sipas rregullës 154, 13 dëshmitar sipas rregullës 153 dhe janë pranuar deklaratat e 32 dëshmitarëve që ose kanë vdekur ose nuk janë të disponueshëm për të dhënë dëshmi e që kjo parashihet me rregullën 155. Pra, kryetari i trupit gjykues tha se dëshmitarë të prokurorisë deri më tani kanë qenë 105 duke përfshirë të lartacituarit. Gjatë kësaj kohe, Smith III tha se janë marrë mbi 300 vendime nga trupi gjykues./Betimiperdrejtesi
Të tjera
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...
-
Mehaj: Kosova do luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit ...
-
Reforma në drejtësi, Osmani takohet me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takime të ndara kryesuesit ...
-
Avokati i Thaçit: Sipas llogaritjeve tona, Prokuroria nuk e përfundon çështjen deri në maj të 2027-ës
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Ves...
-
“PDK-ja me LVV-në e kanë shumicën, mund ta shpërndajnë të vetëm Kuvendin dhe vendi të shkojë në zgjedhje”
“Lëvizja Vetëvendosje së bashku me PDK-në dhe komunitetet i kanë më shumë se ...
-
Lladrovci thotë se tërheqja e terroristëve duhet komunikuar me aleatët: Diçka e tillë nuk guxon të përsëritet
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për ikjen e grupit terrorist nga Banjska, por s...
-
Drejtuesit e automjeteve në Zvicër do të përballen me mbylljen e autostradave këtë verë
Vozitja në rrugët zvicerane gjatë periudhave të pikut të udhëtimit, siç janë ...
-
Limaj thotë se PDK ka rënë në “kurthin” e Kurtit
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin I...
-
Kurti e pret në takim profesoreshën Vjollca Konjufca, ZKM: Folën për punën hulumtuese-shkencore
Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në takim profesoreshën Vjollca Konju...
-
LDK: Mbështetja e palëkundur e ShBA’ve dhe aleatëve tjerë rezultoi në avancimin e Kosovës në AP të NATO’s
Lidhja Demokratike e Kosovë nëpërmjet një reagimi ka theksuar se “mbështetja ...
-
222 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, shoferi dënohet me 500 euro gjobë
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndëshkuar me 500 euro gjobë dhe 6 muaj ...
-
Ramush Haradinaj kërkon një qeveri të re pa Albin Kurtin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgj...