Lajme

 “Vuçiqi gjembë në sytë e perëndimorëve” – Petkoviq nervozohet pas avancimit të statusit të Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 27 May 2024

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se pranimi i Kosovës si anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s “e ekspozoi të gjithë politikën e standardeve të dyfishta të Perëndimit”.

Ai e akuzon Perëndimin se “edhe një herë e shpërbleu fëmijën e vet”.

“Cilat janë sanksionet perëndimore ndaj Prishtinës, gjatë së cilës e ashtuquajtura Kosovë merr liberalizimin e vizave, merr pjesë në të gjitha tubimet ndërkombëtare dhe avancon drejt disa organizatave ndërkombëtare?”, tha Petkoviq.

-Advertisement-

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se kohët e fundit Perëndimi “po ushtron presion të fortë ndaj Serbisë dhe popullit serb, sepse është e qartë se një Serbi e fortë me Aleksandar Vuçiqin në krye është gjemb në sytë e shumë fuqive perëndimore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera