Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 06 May 2024
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në periudhën që po kalon Kosova në proceset euroatlantike.
I pyetur nga Eo, për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut, kreu i BDI-së thekson se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por që kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”.
Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.
“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria. Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.
“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti.
Të tjera
-
Vr ïtet në Beograd vëllai i ministrit të Bosnjë e Hercegovinës
Është vrarë në Beograd vëllai i ministrit federal të Bosnjë e Hercegovinës, V...
-
Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë
Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm...
-
Anulohet tenderi skandaloz i Nagavcit për monitorimin e kritikave të mediave
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ...
-
Detaje nga pérleshja që la të vdé kur këngëtarin e njohur nga Shkupi
Këngëtari Amar Ismani ka mbetur i vrarë në një përleshje, ndërsa dy persona j...
-
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga Qeveria që t’i dëgjojë më shumë kërkesat e bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) nëpërmjet këtij reagimi ka shp...
-
Shoferi në Klinë gjobitet me 200 euro e i sekuestrohet vetura që voziste me afat tё skaduar tё regjistrimit
Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinor ka hasur në qytetin e Klinës një s...
-
Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë godet Paqësorin Jugor
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 u regjistrua këtë të hënë, arkipelagun To...
-
Kujtohet nëna Pashke, gruaja që ia vuri flἀkën vetes pasi ia kthyen trupat e djemve të vrἀrë nga Serbia
Sot nderohet kujtimi i Nënës Pashke Krasniqi Markaj, e cila ditën e 27 majit ...
-
Dita kur gjykata konfirmoi padinë ndaj kasapit Sllobodan Millosheviq
Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 maj 1999, konfirmoi se ka...
-
14 vjeçarja sülmohet se *ksualisht nga një i mitur në Podujevë
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në fa...
-
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës
Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyr...
-
Komisioni për Administratë Publike e Media shqyrton sot Projektligjin për KPM-në
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal...