Lajme

Shoferi në Klinë gjobitet me 200 euro e i sekuestrohet vetura që voziste me afat tё skaduar tё regjistrimit

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 27 May 2024

Policia e Kosovës gjatë kontrollit rutinor ka hasur në qytetin e Klinës një shofer duke vozitur veturën me afat të skaduar të regjistrimit.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se ndaj shoferit është shqiptuar dënimi 200 euro dhe ka sekuestruar veturën përkohësisht.

Tutje, në njoftim thuhet se policia do të vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

-Advertisement-

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera