Dëshmitari i 91-të i ZPS-së përfundon dëshminë në rastin e ish krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 26 September 2024
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 91-të i ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ky dëshmitar dëshmoi në sesion privat dhe nën masa mbrojtëse e po ashtu në këtë proces mban kodin W04669.
Ndryshe, për këtë javë kanë përfunduar seancat në këtë çështje gjyqësore. Seanca e radhës pritet të mbahet më 30 shtator duke filluar nga ora 09:00 me 45 minuta vonesë në transmetim.
Ndërkaq, ZPS për këtë dëshmitar ka thënë se “u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së dhe pa keqtrajtimin e një viktime të vrasjes”.
Gjatë dhënies së dëshmisë ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe pyetjet për atë në seancë private i ka filluar prokurori Cezary Mihailzcuk. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori, ky dëshmitar më 1999 ishte arrestuar nga pjesëtarët UÇK-së, ku edhe ishte keqtrajtuar. Po ashtu, theksoi se kishte parë keqtrajtimin e një viktime të vrasjes.
“Në vitin 1999 dëshmitari 04669 është arrestuar na disa pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një kompleks të UÇK-së. Atje, dëshmitari 04669 është keqtrajtuar, është marrë në pyetje dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore. Ai, gjithashtu ka parë me sytë e vet keqtrajtimin e një viktime vrasjeje dhe ka dëgjuar rrahjet e disa personave të tjerë të mbajtur të ndaluar bashkë me atë”, tha prokurori, duke kërkuar më pas seancë private për pyetjet e radhës.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, një orë janë paraparë për pyetjet e ZPS-së, ndërsa mesatarisht rreth dy orë për ekipet mbrojtëse.
Gjithashtu, Smith III tha se pyetje për dëshmitarin do të ketë edhe mbrojtësi i viktimave. Pas ZPS-së dhe mbrojtësit të viktimave, mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokates, Shyamala Alagendra tha se ata do të jenë të parët që të do të fillojnë me pyetje.
Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit, përveç Hashim Thaçit, i cili po e përcjellë përmes video-lidhjes. Gjithashtu, virtualisht është prezent edhe gjyqtari Fergal Gaynor.
Smith gjithashtu tregoi se ka ndryshime edhe në orarin e sotëm të seancës. Ai tha se pushimin e drekës do ta bëjnë në orën 13:00 deri në orën 14:00 për të vazhduar më pas me seancën e dytë deri në ora 15:00, gjithnjë me 45 minuta vonesë në transmetim.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kurti takohet me kryetarin e Bashkësisë Islame për Luginë, flasin për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar e fetar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua ditën e sotme ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja e QKMF-së në Viti
Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Leonora Kurti ...
-
Abdixhiku: Kosova meriton ndryshim të vërtetë, jo premtime që nuk mbahen
“Kosova nuk mund të vazhdojë rrugën e tanishme”, ka thënë kryetari i Lidhjes ...
-
Bajrami: Kusari-Lila vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit, Albin Kurti
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj publikimit të fundit ku u...
-
Viti më i thatë për lumenjtë në botë në 33 vjet
Viti i kaluar ishte viti më i thatë për lumenjtë globalë në 33 vjet, paralajm...
-
Kḝrcḝnohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi, AGK kërkon nga Policia trajtim urgjent të rastit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimit me jetë që ka...
-
Përshëndetja mes Vjosa Osmanit dhe Zelenskyt, nikoqir ishte Plenkoviq
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë...
-
Ekzekutohen pagat e mësimdhënësve në komunën e Vitisë
Ministria e Financave ka ekzekutuar pagat e mbetura për mësimdhënësit në qyte...
-
Sveçla e pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, e falënderon për bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim lamtumirë...
-
Arrest shtëpiak ndaj zv/sekretarit të ministrisë i arrestuar për keqpërdorim të detyrës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale dh...
-
Osmani në Dubrovnik: Rafirmova mbështetjen për ukrainasit
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin Ukrain...
-
Biseda telefonike Radoiçiq – Kusari-Lila, Gashi: VV-ja po negocion me Radoiçiqin për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me p...