Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 26 May 2024
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të funksionalizohet pas 19 vjetëve.
“Chevrolet”-in e ish-presidentit historik, qytetarët mund ta shohin sërish në rrugë, pasi Presidenca që udhëhiqet nga Vjosa Osmani, vendosi ta riparojë atë.
Për veturën që ia shpëtoi jetën Rugovës nga atentati i vitit 2005, foli ai që dikur kujdesej për sigurinë e ish-presidentit.
“Vetura ka qenë e modifikuar në nivelin më të lartë të blindimit, e cila është bërë në Hamburg të Gjermanisë, prej aty edhe ka ardhë në Prishtinë. Më pastaj ka ndodhë çka ka ndodhë dhe është dëmtuar në masë të konsiderueshme nga atentati”, tha Elez Nikçi, ish-truprojë i Ibrahim Rugovës.
Dhënien e tenderit për ta riparuar veturën, e cila ka motor 8.5 benzinë, po mirëpritet nga Nikqi, por me një brengë.
“Në qoftë se ajo veturë përdoret për siguri, është absurde të mendohet të çohet në tenderim, sepse fjala tenderim nuk ka fare të bëjë me siguri. Ndërkohë nëse përdoret për ndonjë aktivitet ceremonial, atëherë mirë kanë bërë”, tha Nikçi.
Megjithatë, për një ish-bashkëpunëtore të Rugovës, këto simbolika nuk mjaftojnë për ta nderuar presidentin historik.
“Këto janë disa simbolika që e kanë një domethënie, por për presidentin Rugova duhet të aktivizohet ligji për statusin e tij dhe të krejt veprimtarisë së tij, një ligj që do të mbronte krejt veprën e tij dhe do ta institucionalizonte presidentin Rugova”, tha Melihate Tërmkolli, ish-bashkëpunëtore e Ibrahim Rugovës.
Sipas Melihate Tërmkollit, figura e presidentit të parë të Kosovës vazhdon të përdoret politikisht.
“Jemi në një periudhë ku edhe ajri nga këto subjekte politike po përdoret për interesa individuale e interesa të tjerë, mos të them edhe materiale”, tha Tërmkolli.
Për ta riparuar veturën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Zyra e Presidencës do t’i shpenzojë mbi 16 mijë euro, teksa ka nënshkruar tenderin edhe për botimin e fjalimeve të ish-presidentit./ATV/
Të tjera
-
Bëhen 26 vjet nga masakra në Abri të Epërme, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu – në mesin e tyre edhe fëmijë e pleq
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më...
-
Mblidhet sot Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim pritet të mbl...
-
Nga java e ardhshme shkolla `Faik Konica` fillon mësimin tërëditor
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se shk...
-
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare, pritet të votohen tri marrëveshje ndërkombëtare
Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë vazhdimin e senacës plenare. Në rendin ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon pro...
-
Borrell: Liderët të marrin vendime për të ecur drejt integrimit
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borr...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të pakta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbaj...
-
Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gja...
-
Edhe Bashkëshortja e Kurtit në Nju Jork, kalon kohë me dy shqiptare të njohura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Nju Jork, ku po i zhvillon pu...
-
Putini paralajmëron Perëndimin se Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore
Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mërkurën se Rusia mund t...
-
Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nu...