Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/Kuvendi-i-Kosoves-1-2-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:12 | 26 May 2024
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme apo jo.
Të gjitha partitë politike po flasin për zgjedhje të reja, por ende nuk ka dakordim se si të shkohet para kohe në zgjedhje. PDK është pajtuar që në zgjedhje të shkohet nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, por LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti ose shkarkimin e tij.
Gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme duket të jenë minimale, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.
Sipas tyre, kërkesat e partive politike për zgjedhje janë të pasinqerta, duke marrë parasysh që deri te zgjedhjet e rregullta kanë mbetur edhe pak muaj.
“Gjasat që të kemi zgjedhje të parakoshme janë minimale sepse edhe pozita edhe opozita janë të pasinqerta në këtë kërkesë. Më shumë një gjë e tillë po bëhet për konsum elektoral, për t’i treguar njëra – tjetrës së janë të gatshmë për zgjedhje. Pozita t’i tregojë opozites se nëse ju jeni të gatshëm edhe ne jemi të gatshëm, e po ashtu edhe opozita duke treguar para votuesve që keqqeverisja na shtyn me pasë një kërkesë të tillë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha për RTK-në analisti Fidan Ukaj.
Ndërkaq, analistja Arta Tahiri Beqa i tha RTK-së se të dyja taborret po bëjnë kalkukime.
“Te PDK pas takimit me Kurtin, në deklaratat e tyre të herëpashershme, po tregojnë që mund të ketë një marrëveshje parazgjedhore, për koalicionin e mundshëm sipas këndvështrimit tim pas përfundimit të rezultateve të zgjedhjeve, nëse mund të ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Sigurisht zgjedhjet nuk mund të ndodhin në çdo skenar në kohë rekord, sepse duhet respektuar edhe kufijtë ligjor dhe kushtetues”, tha ajo.
Tri partitë opozitare në vend duan zgjedhje të parakohshme, por nuk pajtohen se si të arrijnë deri te to. PDK është pajtuar që në zgjedhje të shkohet nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, por LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti ose shkarkimin e tij. /RTK
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-gjermani-frankfurt-181.jpeg)
Të tjera
-
Kurti pas eliminimit të Shqipërisë nga EURO 2024: E ardhmja është premtuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kombëtarja e Shqipërisë ...
-
Rama: Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë
Kryeministri Edi Rama ka shkruar pas humbjes së Shqipërisë nga Spanja. “Ng...
-
Erë e pazakontë në kabinë: Anulohet fluturimi i aeroplanit zviceran me 180 pasagjerë
Afër 180 pasagjerët, sa ishin aty, u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gj...
-
Vërshime në Pejë, pamje nga vendi i ngjarjes
Peja po përballet me reshje të mëdha shiu, ashtu sikurse ndodhi mbrëmë në Pri...
-
Arrestohet ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Mbrëmjen e sotme duket se është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës ...
-
Vuçiq i trishton serbët: Pres eskalim të situatës në Evropë dhe botë muajt e ardhshëm
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një adresim për media të hënën në Be...
-
Edhe Papa Françesku në përkrahje të Kombetarës së Shqipërisë
Sot është ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila është vend...
-
Raporti i DASH-it: Kosovës i rekomandohet të shqiptojë dënimet e duhura për trafikim me qenie njerëzore
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin vjetor mbi trafikun ...
-
Osmani i jep zemër Shqipërisë për ndeshjen e sotme ndaj Spanjës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një video në kuadër të ndeshjes...
-
E trishtë: Ky është personi që u gjet i vd ekur brenda veturës në Sllatinë
Gazeta raportoi sot për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët poli...
-
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social
Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Sha...
-
Lajçak: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...