Lajme

Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 06 May 2024

Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së makinës.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurove, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre muaj, njofton Klankosova.tv.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili përdorte telefonin gjate drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

“Gjatë verifikimit, ka rezultuar se njëjti dy javë më parë ishte ndëshkuar për kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit”.

“Në bazë të ligjit 08/L-186, neni 231, paragrafi 92, kundërvajtësit -shoferit që ka vepruar në kundërshtim me dispozitat duke folur në telefon për herë të dytë i është shqiptuar gjobë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për tre (3) muaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera