Fokus

Sa para i morri Albulena Haxhiu nga mëditjet në Kore të Jugut?

Autori: Sylejman Sylejmani 16:06 | 29 October 2018

Në gjashtë mujorin e parë të 2018-tës, deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pati një vizitë të veçantë.

Ajo nga 22 prilli e deri më 29 prill vizitoi Korenë e Jugut si përfaqësuese e Kuvendit, shkruan Gazeta inFokus.

Për këto tetë ditë vizitë, Haxhiu morri nga mëditjet 825.6 euro.

-Advertisement-

E kontaktuar nga Gazeta inFokus, ajo tregon se atje ajo ishte bashkë me drejtorin e Agjencionit Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

“Kjo vizitë ka qenë në kuadër të misionit studimor në Kosovë me Korenë Jugore. Qëllimi i saj ka qenë themelimi i një sistemi të vlerësimit të rrezikut nga korrupsioni në draftligjet e sponzorizuara nga subjektet e njohura me Kushtetutë”, thekson Haxhiu.

Ajo tregon se pas përvojës së marrë në Kore, është shtyer përpara draftligji për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

“Në këtë drejtim, pas përvojës që kemi marrë në Kore është shtyer përpara në draftligjin për AKKm që competence e re e Agjencionit Kundër Korrupsionit të jetë edhe vlerësimi paraprak i projektligjeve në aspektin e korrupsionit (para se ato të vijnë në Kuvend), gjegjësisht nëse në draftligje ekzistojnë dispozita që mundësojnë hapësira për korrupsion. Drafti në fjalë shumë shpejt do të vijë nga Qeveria në Komisionin”, thotë ajo.

Gazeta inFokus do të publikojë në vazhdimësi disa prej harxhimeve të deputetëve për dreka, darka, mëditje, udhëtime jashtë vendit e shpenzime për derivate, pas një raporti të siguruar. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera