Sa i kushtoi Komunës së Kamenicës pajisja e shkollave me kompjuterë dhe laptopë të rinj?

Autori: Elvira Haxhiu
15:05 | 23 February 2023
70 mijë e 409 euro, i ka kushtuar Komunës së Kamenicës blerja e pajisjeve elektronike për shkollat në këtë qytet, shkruan Gazeta Infokus.
Nga zyra për informim e komunës kanë konfirmuar për Gazetën Infokus se për blerjen e 43 monitorëve, 83 shtëpizave dhe 38 laptopëve janë nënshkruar tri kontrata me çmime të ndryshme.
“Janë tri kontrata me tri çmime: 53,256.00 euro, 2,723.60 euro, 14,430.00 euro”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas komunës së drejtuar, nga Kadri Rahimaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, deri më tani me kompjuterë janë pajisur shtatë shkolla.

Ndërsa numri i kompjuterëve në shkolla është bërë në koordinim me numrin e nxënësve në klasa.
“Nëse një klasë ka pas numër më të madh të nxënësve aq kompjuterë janë dërguar”, thuhet në përgjigjen e tyre për Infokus.
E përkundër furnizimit me kompjuterë dy shkolla të Komunës së Kamenicës ende po hasin në vështirësi, kjo pasi në këto institucione arsimore mungon hapësira për vendosjen e pajisjeve elektronike, pra nuk kanë kabinet të informatikës.

“Nuk ka shkollë që nuk ka kompjuterë, por kemi dy shkolla që nuk kanë kabinet të informatikës”, thuhet tutje në përgjigjen e komunës.
Ndryshe, gjatë vitit 2022 janë blerë 16 kompjuterë për kabinetet e shkollave profesionale në Kamenicë.
E përveç institucioneve arsimore, pa kompjuterë të rinj nuk mbeti as vetë komuna e cila gjithashtu u furnizua. Mirëpo, nuk dihet se sa të tillë kanë shkuar për komunën dhe se a janë në kuadër të tri kontratave të lartcekura.
Kujtojmë se para disa vitesh shkollat e Kamenicës kanë hasur në vështirësi për shkak të mungesës së theksuar të pajisjeve elektronike në këto institucione arsimore./Gazeta Infokus/


Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...