Lajme

Rusia del me shifrat e saj se sa ushtarë u vranë nga të dy palët sipas regjimit të Putinit

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 02 March 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, përcjell The Guardian.

Ministria ruse tha se 1,597 rusë janë plagosur deri më tani, sipas raporteve të mediave ruse. Kjo është hera e parë që Moska publikon të dhënat e saj për të vrarët gjatë pushtimit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur, sipas Interfax.

-Advertisement-

The Guardian nuk ka mundur t’i verifikojë shifrat ruse.

Edhe CNN raportoi për shifrat e publikuara nga rusët, përcjell Gazeta Express.

“Fatkeqësisht, ne kemi humbje mes shokëve tanë që po marrin pjesë në operacion”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov në një konferencë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera