Fokus

Rrustem Berisha Ministër i parë i Mbrojtjes së shtetit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 14 December 2018

Nga tani, Rrustem Berisha është Ministër i Mbrojtjes.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 11 amendamentet e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fund deputetët votuan tekstin në tërësi të këtij projektligji, i cili mori 106 vota për dhe një abstenim. Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.

-Advertisement-

Që në kalimin e projektligjit të parë, Kryetari i Komisionit për projektligjet e Ushtrisë, Haxhi Shala ka uruar Ministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berishën.

“Urime, tash je Ministër i Mbrojtjes të Kosovës” i tha Shala Berishës.

I bindur për kalimin e tri projektligjeve pa vota kundër këtë urim, Haxhi Shala e bëri qysh në momentin kur përfundoi votimi i projektligjit të parë për Ushtrinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera