Lajme

Rrugët me ngrica, apelohet për kujdes të shtuar në trafik

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 11 February 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas institutit, vranësirat ditën e diele parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet të ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera