Fokus

Rritja e rasteve të reja me COVID-19, nga e hëna rreth 800 të infektuar

Autori: Elvira Haxhiu 12:41 | 02 July 2022

Në javën e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 shënoi rritje të madhe, e sidomos të shtunën ku u shënuan 205 raste të reja.

Kjo rritje filloi më datë 29 qershor, ku u regjistruan 177 raste të reja me këtë virus, shkruan Gazeta Infokus.

Të nesërmen numri i rasteve te reja sërish arriti shifrat treshifrore, përkatësisht 149 raste pozitive.

-Advertisement-

Ndërkaq, të premten sërish vazhdoi rritja, ku u infektuan 167 persona me COVID-19.

Pra që nga e hëna e deri të shtunën në Kosovë u regjistruan 797 raste të reja.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një prononcim për Gazetën Infokus të mërkurën ka thënë se kjo klinikë është duke i bërë përgatitjet e nevojshme për tu përballur me situata të
ndryshme te cilat mund të vijnë në ditët në vazhdim.

Gjithashtu, Vishaj ka treguar se Klinika Infektive ka kapacitet prej 125 shtretërve, derisa ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë vetëm 4 pacientë më COVID-19.

“Klinika Infektive është ka i bën përgatitjet të mjaftueshme për mu përball me situata që pritet që të vijnë në ditët në vijim. Ne edhe kur kemi pasë numër shumë të madh të të infektuarve dhe me kërkesë për mu spitalizu dhe kemi përballu, e tash kemi një numër të vogël. Për momentin në Klinikën Infektive kemi gjithsej 4 pacientë të shtrirë, klinika jonë ka kapacitet 125 shtretër, kemi oksigjen mjaftueshëm dhe barna nga lista esenciale”, ka thënë drejtori i kësaj klinike për Infokus.

Derisa i pyetur për masat që duhen marrë, Vishaj ka thënë se i mbështesin të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës lidhur me gjendjen me pandeminë në vend, ku ndër të tjera tha se edhe qytetarët e vendit duhet t’i zbatojnë këto rekomandime.

“Të gjitha rekomandimet që dalin nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik ne i mbështesim dhe qytetarët e Republikës duhet që i zbatojnë”, është deklaruar ai.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të vaksinohen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera