Fokus

Rikallo bëhet “i gjallë”

Autori: Anita Krasniqi 11:49 | 09 January 2019

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka nëntë muaj që nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë, megjithatë Rikallo, tërë këtë kohë ka qenë në krye të njërës nga ministritë më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës.

Ai të mërkurën ka nënshkruar një momerandum bashkëpunimi me drejtuesit e Shoqatës për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”.

Me këtë rast ai tha se ky bashkëpunim do të vazhdoj për dy vite,shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Shoqatës “Gen Vet për një çështje shumë me rëndësi për rritjen dhe zmadhimin e kësaj shoqate” ka thënë Rikallo.

Ndërkaq, Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, ka kërkuar shkarkimin e Rikallos, si kusht për votimin e buxhetit për vitin 2019. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera