Fokus

Rasti “Karaqeva”, KFOR i shkon në zyre kryetarit të Kamenicës, Kastrati nuk tregon çka u bisedua

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 11 August 2020

Ditë më parë, ushtria serbe hyri në territorin e Kosovës.

Kjo në fshatin Karaqeve të Kamenicës, duke bërë që të reagojnë shumë qytetar, por edhe institucione e politikanë, shkruan gazeta Infokus.

Më pas KFOR tha që ishte patrullim i përbashkët, megjithatë, krejt kjo ngjarje shqetësuese mbeti në mjegull.

-Advertisement-

E tash, këtë të martë, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati u takua me njërin nga komandantët e KFOR-it, kolonel Eric Riley, shkruan gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka biseduar me Kastratin, të cilin e ka pyetur për takimin në fjalë dhe se a është diskutuar për rastin në Karaqevë.

Por, Kastrati nuk ka pranuar të jap asnjë detaj.

“Nuk e di a ka dal ende komunikata, por ju lutem krejt detajet merrni nga komunikata, pasi nuk mund të them asgjë tjetër”, ka thënë shkurt Kastrati.

Megjithatë, KFOR ka lëshuar një njoftim ku ky takim konsiderohet si i rregullt mes personelit të KFOR dhe autoriteteve lokale në Kosovë.

“Kolonel Riley dhe z. Kastrati shkëmbyen qëndrimet për disa çështje me interes të përbashkët, duke marrë parasysh edhe sigurinë e kësaj zone. Kolonel Riley ka risiguruar përkushtimin e KFOR-it që të vazhdoj të forcoj përpjekjet e saj të qëndrueshme dhe paanshme për një situatë lokale që është në të mirë të krejt qytetarëve në komunë”.

“Trupat e KFOR-it do të vazhdojnë patrullimin e rregullt në krejt zonën, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organizatat e tjera të sigurisë”.

“Ndikimi i pandemisë COVID-19 në komunitetet në Kamenicë u diskutua gjithashtu, derisa KFOR po mbështet institucionet në Kosovë në krejt nivelet që t’i përgjigjen emergjencës”, thueht në njoftimi ne KFOR-it./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera