Fokus

Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe sa ishte fëmijë, kjo ishte arsyeja (VIDEO )

Autori: Doresa Geci 18:42 | 14 September 2019

Lindja në familjen Haradinaj kishte bërë që Ramushi me vëllezërit e tij të ballafaqohen më policinë serbe që në fëmijëri.

Edhe pse ishte vetëm në klasë të pestë ai së bashku më fëmijët tjerë të Haradinjave ishin arrestuar nga polica e atëhershme Jugosllave.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në emisionin N’Konak që është prodhim i Gazetës inFokus ka treguar për momentin e tij të parë kur u gjend para grilave.

-Advertisement-

“Ne si fëmije në shkollë fillore na kanë marrë disa herë për parullat “Kosova Republikë” që shkruajshim nëpër shkolla,  për heqjen e fotografisë së Titos. Po na kanë marrë krejt fëmijët e Haradinajve pasi që sipas tyre jemi kanë si familje irredentiste. Si fëmije në klasë të pestë na kanë dërguar në Deçan, dhe na kanë mbajt disa orë”, ka thënë Haradinaj për Gazetën inFokus

Pas kësaj ai ishte arrestuar edhe më vonë në Deçan më pretendimet se ai kishte marrë pjesë në djegien e automjeteve të Policisë.

“Jam arrestu në Deçan atëherë pasi kanë ndodh disa përplasje në Polici, ka pas disa djegie të automjeteve. Për një arsye kanë mendu se kam qenë i involvuar në ato. Me kanë marrë mu edhe shumë të tjerë kanë marrë edhe Mentor Tolen që është dëshmorë edhe një 17 të tjerë kemi majt një korridor të vogël. Te nesërmen një polic serb ka ardhur duke dëshmuar për secilin. Ka qenë një gjyqtar të cilit ja kam pa hajrin, i cili ka qenë shumë korrekt dhe me ka liru mu”, rrëfen Haradinaj.

E nga ky moment Ramush Haradinaj kishte marrë vendim që ta lëshonte Kosovën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera