Lajme

Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 11 October 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi të cilin ai e përfaqëson ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Ai ka shkruar në “Facebook” se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë votuar pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

-Advertisement-

“15 anëtarët e rinj të KDNj: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Dominikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Holanda”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera