Fokus

Qesharake, Milaim Zeka më shumë “llajka” në status se vota në zgjedhje

Autori: Halil Berisha 20:30 | 08 October 2019

Milaim Zeka, deputet mandatin e kaluar ishte si pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Por, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit të vitit 2019, vendosi që në garë të hyjë me parti të re.

Zeka krijoi Partinë Euroatlantike të Kosovës, me synimin që të bëhet deputet i kuvendit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kështu, në një postim që e bëri ditën e zgjedhjeve në Facebook, ku tha se “Fitorja e PEK-ut, dërgimi i PDK-së në opozitë. Urime Kosovë!”, mori shumë pëlqime nga qytetarët, apo plot 1 mijë e 400.

E ajo çka është interesante se Partia e Zekës në zgjedhje nuk mori kaq vota sa statusi i tij.

Ishin 1 mijë e 78 qytetarë që e votuan partinë e tij, numër ky nga numërimi i votave të rregullta e jo atyre me kusht dhe të diasporës.

Kështu, i bie se Zekës rreth 400 qytetarë më shumë ia pëlqyen statusin se sa e votuan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera