Fokus

Pse nuk ka shkuar asnjëherë Albin Kurti tek varri i Ibrahim Rugovës dhe a do të shkoj nëse i kërkohet nga LDK

Autori: Halil Berisha 23:01 | 24 August 2019

Albin Kurti, deri më tani asnjëherë nuk ka shkuar për të bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Por, Kurti në emisionin n’Konak të gazetës inFokus, thotë që për gjëra simbolike asnjëherë nuk thotë kurrë.

“Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike, por them që këtë ma kërkonin njerëz të LDK-së të cilët e bënin një gjë të tillë që pikërisht të ma pamundësonin atë”.

-Advertisement-

Megjithatë, Kurti thotë që me LDK-në, të cilën e udhëhoqi sa ishte gjallë Rugova, janë të interesuar të bëjnë koalicion e t’i shtyjnë gjërat përpara.

Kështu Kurti shton se njeriu duhet të respektohet sa të jetë gjallë, ndërsa thotë që edhe ai kur të vdes, lirshëm askush të mos i shkoj tek varri, por të punojnë për vendin, shkruan gazeta inFokus.

“Veçse edhe njëherë po thëm që me LDK jemi të interesuar që të shtyjmë përmbajtje e substancë edhe kur të vdes unë një ditë fare le t’mos më vijnë tek varri vetëm le të punojnë për liri e pavarësi e drejtësi e barazi e bashkim sepse fundja ne e respektojmë njëri tjetrin, jo te varri po te jeta, ne e respektojmë njëri tjetrin me aq sa ndajmë qëllime të përbashkëta dhe mund të them që Rugova ka qenë insistues në qëllimin e tij për pavarësi dhe padyshim që konsistenca e tij duhet vlerësuar e do ngelet gjithmonë shumë i respektuar nga populli”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera