Fokus

Prokuroria jep detaje për rrahjen e nxënëses nga mësuesi në Dragash

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 19 October 2022

Një mësimdhënës është shoqëruar në polici, pasi që dyshohet se të martën e ka goditur një nxënëse të klasës së tetë në një shkollë të Dragashit, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Gazeta Infokus ka siguruar detaje nga Prokuroria Themelore në Prizren ku thuhet se rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, rasti në fjalë ka ndodhur në njërën nga shkollat fillore të Komunës së Dragashit, dhe se i dyshuari është në cilësinë e arsimtarit, ndërsa, e dëmtuara në cilësinë e nxënëses së klasës së tetë. Rasti në fjalë, është duke u trajtuar dhe hetuar nga prokuroria, në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, kanë dhënë përgjigje nga prokuroria për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Një mësimdhënës ka goditur një nxënës të klasës së tetë. I dyshuari është shoqëruar në polici, është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti ndaj tij është hapur ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe trajtohet si rast me lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gashi./Gazeta Infokus/

Shoqërohet në polici arsimtari, rrahu nxënësen në Dragash

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera