Fokus

1 muaj pa ujë, banorët e fshatit Shashkovc të Prishtinës detyrohet ta bartin me vetura, flasin nga Ujësjellësi

Autori: Samire Jaha 15:03 | 11 June 2024

Banorët e fshatit Shashkovc të komunës së Prishtinës tash e 1 muaj kanë mbetur pa ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu kanë bërë të ditur një nga banorët e këtij fshati në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës INFOKUS, ku shihet se ai është duke bartur ujë për nevojat e tij me veturë nga një burim larg fshatit.

Madje ai thotë se i është prishur edhe vetura duke bartur ujë tash e një muaj.

-Advertisement-

“Hiç nuk shkojnë me këqyr aty orën sa kam harxhit ujë po për çdo muaj thonë ka 20 euro, a ujë s’ka, katastrofë e madhe, hajni e madhe,, e ujë s’ka që gati dy muaj, tanë verën s’ka ujë”, është shprehur ky banor në videon e dërguar.

Ndërsa nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë treguar për Infokus se telashi qëndron tek dëmtimi i rezervuarit e që nuk dihet ende se kur mund të zgjidhet ky problem.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se problemi qëndron tek dëmtimi i rezervuarit në fshatin Shashkovc si dhe të pompave që gjenden në fshatin Kishnicë.

“Kemi telashe me dëmtimin e rezervuarit në fshatin Shashkovc si dhe te pompave që gjenden në fshatin Kishnicë, tash jemi ne kontakt dhe janë duke u marrë shërbimi i elektros dhe makinerisë qe ti rregullojmë pompat sa me shpejt”, ka deklaruar Mjeku për Infokus.

Mjeku thotë se ani pse ky problem është që 1 muaj, sipas saj me ndalje të furnizimit me ujë ka probleme të kohë pas kohëshme dhe jo gjatë gjithë kohës.

“Problemi është që një muaj, por jo tërësisht pa ujë por me reduktime të kohë pas kohëshme. Aty pas analizave ne inxhiniereve tanë planifikohet që të ndërtohet një rezervuar i ri”, ka deklaruar më tej Mjeku për Infokus.

Ndërkaq zëdhënësja e KRU “Prishtina”, theksoi se nuk dihet për datën e saktë se kur këtij fshati mundet të i kthehet furnizimi me ujë në tërësi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera