Fokus

10 vite nga vdekja e Arbnor Deharit, ish aktivisti i LVV-së: Zëvendësministri i Albulena Haxhiut më përzuri nga ministria pasi i kërkova drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 11 June 2024

Sot janë bërë 10 vite prej kur është ndarë nga jeta ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor Dehari.

Ai dyshohej se kishte kryer vetëvrasje derisa familja e tij kishin hedhur dyshime për të kundërtën.

E sot kur jemi 10 vite pas ende nuk ka një hetim të mirëfilltë që zbardh atë që ndodhi me Arbnor Deharin.

-Advertisement-

Vitin e kaluar në një intervistë për Gazetën INFOKUS, ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nusret Azemi, të cilit i kishte vdekur në krahë Mon Balaj gjatë protestës së dhunshme të 2007-es kishte hedhur akuza të rënda ndaj partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.

Azemi kishte deklaruar se ai e kishte vizituar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun pasi kishte ardhur në pushtet por që sipas tij zëvendësministri i saj, Blerim Sallahu e kishte përzënë atë nga objekti i ministrisë.

Për më shumë ndiqni rrëfimin e tij ku për përvojën e hidhur që pati në ministri dhe kërkesën e tij deri në dëshpërim që rastet Dehari, Balaj e Xheladini të gjejnë drejtësi.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera