Fokus

Prokuroria jep detaje për dhunimin e një gruaje në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 01 February 2023

Sot Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën një grua nga Mitrovica është dhunuar, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka hapur rast në lidhje me këtë rast.

Këtë për Infokus e kanë konfirmuar nga zyra për informim nga kjo prokurori.

-Advertisement-

“Është njoftuar prokurori kujdestar, rasti do të trajtohet”, janë përgjigjur shkur nga kjo prokurori për Infokus.

Ndërkaq, Gazeta Infokus ka kërkuar të dijë nga prokuroria se të cilës moshë i takon viktima por edhe i dyshuari si dhe deri ku kanë shkuar hetimet në këtë rast, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje në lidhje në këto pyetje.

Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“DHUNIM/Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera