Lajme

Policia jep detaje për vet aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 18 February 2023

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:47, në drejtimin Duhël-Suharekë.

Derisa ka bërë të ditur se shoferi i veturës i cili ka pësuar lëndime trupore është dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Në ora 10:47, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë Kelani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera