Fokus

Përfundon marshi për Astrit Deharin, vazhdon ndezja e qirinjve

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 28 October 2019

Marshi i cili filloi në ora 18:00 në kujtim të Astrit Deharit, tanimë ka përfunduar.

Marshi u mbajt në rrugën afër kinemasë “ABC”, ku edhe ishte vendosur një mural për aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes.

Bashkë me shumë qytetarë ishte edhe vet familja e Astrit Deharit, aktivistë e zyrtarë të Vetëvendosjes dhe kryetari i kësaj partie Albin Kurti, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E veç tyre, prezent në marsh erdhën edhe disa nga ish-bashkëpartiakët e Astrit Deharit në Vetëvendosje, që tani janë pjesë e PSD-së.

Marshi tani është mbyllur, derisa qytetarët kanë vazhduar ndezjen e qirinjve pranë muralit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera