Lajme

Pak para seancës për Trust, Lekaj: Qytetarët po më telefonojnë

Autori: Ermirë Berisha 10:05 | 23 June 2022

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është duke marrë një numër të madh të telefonatave për çështjen e Trustit, shkruan Gazeta inFokus.

Lekaj përmes një postimi në Facebook, gjithashtu i ka bërë edhe një thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, duke i kërkuar të mos merret me retorika boshe.

“Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe”, shkroi Lekaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

POSTIMI I PLOTË:

Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.

Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera