Lajme

Kurti: Parada të ushtrisë serbe aty ku u gjetën trupat e 744 shqiptarëve nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 22 May 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vushtrrisë.

Ai përmendi një prej tyre, Bukurinë, për të cilën tha se është zhdukur qe 25 vjet dhe se ajo nuk ishte një nga 67 shqiptarët që u gjetën të varrosur në Batajnicë të Beogradit

“Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet. Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj. Më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjetë Bukuria.”

-Advertisement-

Kurti tha se në Batajnicë të Beografit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova dhe shtoi se aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë.

“Në Batajnicë afër Beogradit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova. Aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur një varrezë masive.”

Ai tha se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshehen e as fshihen.

“Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar.”

Ai përmendi emrat e të vrarëve në masakrën e Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera