Lajme

Ferizaj, i konfiskohet vetura 24-vjeçarit që voziti nën masën mbrojtëse

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 22 May 2024

olicët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin A.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Policia njofton se shoferit i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Lidhur me këto raste, qytetarët ftohen që të bashkëpunojnë me policinë.

-Advertisement-

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera