Lajme

Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së në Universitetin Amerikan të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 22 May 2024

Këtë të mërkure kanë diplomuar 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

“Pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së sot diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbejë zhvillimit të ushtrisë sonë”.

-Advertisement-

“Ne këtë rast, ministri Maqedonci i përgëzoi kadetët  për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera