Fokus

Organizimi ku edhe serbët ndihmuan shqiptarët për Bajram në Mitrovicë (FOTO)

Autori: Sylejman Sylejmani 20:59 | 16 August 2019

33 familje nga Mitrovica e kaluan me plot ‘bereqet’ festën e Kurban Bajramit.

Organizata RINAS nga ky qytet dhuroi për ta 33 pako ushqimore, secila në vlerën e 93 eurove, shkruan Gazeta inFokus.

Pakot ishin të mbushura me artikuj elementar dhe të cilat kishin një veçanti.

-Advertisement-

Të gjitha produktet ishin prodhime vendore dhe të gjitha paratë u grumbulluan në Mitrovicë.

 

 

Drejtori i bordit të kësaj organizate, Liridon Kurti në një prononcim për inFokus ka treguar se mitrovicasit u treguan bashkëpunues në këtë aktivitet i cili u organizua për të gjashtin vit radhazi.

“Në fillim qytetarët ishin pak skeptikë në lidhje me destinimin e të hollave por me kalimin e kohës duke parë transparencën tonë me publikimin e materialeve nëpër faqet tona në rrjetet sociale atyre iu shtua besimi në ne. Këtë vit kur aktiviteti u organizua për herë të gjashtë qytetarët vetëm se na njihnin dhe pa na pyetur fare na i besonin paratë e tyre për t’u ndihmuar të varfërve”, ka thënë ai.

E ata që po ndihmojnë në këtë organizim, Kurti tregon se janë nga fe e nacionalitete të ndryshme.

Madje, në disa raste kontribuan edhe serbë.

“Gjëja që më së shumti na bën krenar është që qytetarët na besojnë. Dhuruesit janë të moshave, besimeve e nacionaliteteve të ndryshme. Shqiptarët veçse njihen për humanizmin e tyre. Numri i donatorëve nga nacionaliteti serb çdo vit po shtohet”, thekson ai.

 

 

Kurti tregon se rasti më i veçantë i gjithë organizimit ishte ai kur një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare i cili po kërkonte lëmoshë për vete, shkoi tek arka e vendosur në njërën prej pikave dhe dhuroi disa para.

“Një rast që këtë vit më së shumti më ka bërë përshtypje është rasti i një fëmije diku rreth moshës 5 vjeçare i cili edhe pse vet kërkonte lëmoshë erdhi dhe e shtriu dorën e ndihmës në pikën tonë”.

Përzgjedhja e familjeve të cilat po ndihmohen nga ky aktivitet, Kurti thotë se po bëhet në bashkëpunim me aktivistët dhe organet komunale.

Organizimi sipas tij nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera