Fokus

Në natën e Vitit të Ri KEK-u me vetëm 510 MW/h prodhim të energjisë elektrike, rrezikon të bie edhe blloku A4 i ‘Kosovës A’

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 31 December 2021

Në natën e Vitit të Ri KEK-u me vetëm 510 MW/h prodhim të energjisë elektrike, rrezikon të bie edhe blloku A4 i ‘Kosovës A’

Gazeta Infokus mëson se në natën e Vitit të Ri Korporata Energjetike e Kosovës po funksionon me vetëm tre blloqe. Një bllok të termocentralit Kosova B që prodhon 250 megavatë energji elektrike për orë dhe një bllok të Kosovës A që prodhon vetëm 130 megavat energji për orë dhe bllokun A4 që është në prodhim të vetëm 130 MW/h.

E në këto ditë kur qyetetarët po përballen me reduktime të shumta, në ditën e Vitit të Ri, Kosova ka vetëm 510 MW/h prodhim të energjisë elektrike.

-Advertisement-

Gazeta Infokus mëson se A4 ende nuk ka rënë nga sistemi ani pse ka shumë telashe dhe rrjedhje dhe nuk ka qenë i nominuar për sot, por aktualisht po mbahet në prodhim me 130 megavatë për orë. Përkundër defekteve teknike po bëhet përpjekje të mbahet në prodhim derisa të rregullohen problemet në blloqet e tjera.

Kjo është dëshmia që tregon se blloku A4 nuk ka qenë në nominim për të funksionuar dhe prodhuar sot pasi që mbrëmë pritej të dilte nga sistemi. Pra ishte në planifikim të ndalej në ora 24:00.

Gazeta Infokus ka raportuar qysh të mërkurën se dy blloqet të Kosovës A, blloku A4 dhe A3 kanë problem dhe se A4 rrezikon të dalë edhe nga sistemi.

Kjo për shkak të rrjedhjes dhe disa problemve të tjera teknike. Derisa të enjten Gazeta Infokus ka raportuar se ka rënë nga sistemi edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”.

KEK-u në natën e Vitit të Ri do të dështonte të plotësonte nevojat e qytetarëve për energji elektrike po të mos kishim import.

Derisa sot pritet të mos ketë reduktime kjo pasi që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se do të furnizojnë Kosovën me energji elektrike për festat e fundvitit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera