Fokus

Në gusht çdo 2 orë e 15 minuta ka vdekur një qytetar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Halil Berisha 16:15 | 12 August 2020

Çdo 2 orë e 15 minuta në Kosovë, gjatë muajit gusht, ka vdekur një person i infektuar me COVID-19.

Kjo duke e bërë këtë muajin më të vështirë deri tash në Kosovë sa i përket pandemisë, shkruan gazeta Infokus.

Për 12 ditët e para të muajit në total kanë vdekur 127 qytetarë.

-Advertisement-

Nga kjo i bije që 10.6 persona kanë ndërruar jetë brenda dite ose rrjedhimisht çdo 2 orë e 15 minuta nga një qytetar, shkruan gazeta Infokus.

Deri tash në total në Kosovë kanë vdekur 365 qytetarë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera