Lajme

Murati thotë se masa për kursim të energjisë po vazhdon

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 20 December 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se masa për kursim të energjisë është duke vazhduar dhe se për këtë nuk nevojitet ndonjë aplikim.

Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se kushdo që kursen së paku 5 % të faturës në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim aq sa dyfishi i kursimit.

“Masa për kursim të energjisë po vazhdon! S’ka nevojë për aplikim, mjafton të kurseni energjinë elektrike. Llogaritjen e pagesën e bëjmë ne, direkt në faturë.  Për shtator e tetor tashmë kemi transferuar  dhe së shpejti do të procesohet edhe  për faturën e nëntorit”, shkroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera