Lajme

Ministri Mehaj: Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 22 August 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së ia kanë dalur me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se ushtarët ja kanë dalë pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale.  Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.  Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer.  Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera