Fokus

Mijëra euro për lapsat e fletoret pavarësisë

Autori: Doresa Geci 13:21 | 15 February 2019

Edhe për këtë 11 vjetorë të pavarësisë nuk po kursehen para. Vetëm lapsat dhe fletoret që do të blihen për ceremonie e pavarësisë së Kosovës do të kushtojnë buxhetit të vendit mbi 4 mijë euro.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumente që tregojnë se kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin për ofrimin e disa shërbimeve për ceremoninë e kremtimit të pavarësisë do të paguhet mbi 50 mijë euro vetëm për gjëra të këtij lloji.

Në këtë dokument thuhet që për emblema metalike do të shpenzohen afro 5 mijë euro. Ndërsa për 14 deklarata të pavarësisë do të paguhen mbi 18 mijë euro, shkruan gazeta inFokus

-Advertisement-

E për tre fotografet të cili do të shkrepin fotografit e shenimit të 11 vjetorit të pavarësisë do të jipen mbi 3 mijë euro.
Për shpenzime të paplanifikuara është nda një shumë prej 5 mije euro.
Kopmani “DIZARIUM”, e cila ka fituar këtë tenderë do të marrë në total 300 mijë euro nga buxheti prej 500 mijë që Qeveria e Kosovës ka ndarë për ceremoninë e shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera