Fokus

Mbi gjysmë milioni njerëz kanë hy në Kosovë për 15 ditë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 22 July 2019

Vetëm brenda 15 ditëve, mbi gjysmë milioni njerëz kanë hyrë në Kosovë. Gati gjysma e tyre, janë futur në shtetin më të ri në Evropë, përmes Shqipërisë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga 1 korriku deri më 15 korrik të këtij viti, saktësisht 539,493 veta kanë kaluar përmes pikave kufitare me destinacion Kosovën.

Ndërkaq, në këtë periudhë kohore 461 mijë e 274 veta e kanë lëshuar Kosovën.
Në raportin e Policisë së Kosovës vërehet e pika kufitare me numrin më të madh të hyrje-daljeve është pika kufitare e Vërmicës, me gjithsej 200 mijë e 986 persona që kanë hyrë e 213 mijë e 105 të tjerë që kanë dalë në gjysmën e parë të korrikut.
Ndërsa, pika kufitare më pak e frekuentuar është Mutivoda, ku gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 4 mijë e 272 persona, apo 1,169 më shumë se sa që kanë dalë.

-Advertisement-

Më poshtë mund ti shihni në detaje të dhënat për hyrje daljet nga 1 korriku deri më 15 korrik të këtij viti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera