Mbi 80 mjekë do të largohen, kanë gjetur punë jashtë vendit
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 06 June 2022
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se mbi 80 mjekë të ri do të largohen nga Kosova pasi kanë siguruar vendet e punës.
Ai madje thotë se ky numër mund të rritet deri në 200 deri në fund të vitit, duke shtuar se 600 profesionistë shëndetësor janë të papunë.
Sejdiu shton se spitalet kanë nevojë për mjekë, ndonëse janë marrë mbi 1 mijë specializime shumë prej tyre nuk kanë nisur punën ngase kanë dal jashtë vendit.
“Nuk po shoh hap ndaj ndaljes. Dhe tani kemi mbi 80 mjekë të ri dhe i kanë siguruar vendet e punës dhe do të largohen. Ky numër do të vazhdojë të rritet ku 200 mjekë deri në fund të vitit do të shkojnë jashtë vendit. Afër 600 mjekë janë të papunë. Ka vende të punës, duhet buxheti dhe sistematizimi i tyre në spitale”.
“Është një moskordinim me komunat sepse komunat kanë nevojë për ta. Spitalet rajonale kanë nevojë për mjekë. Ku janë këta specializantë që kanë marrë mbi 1 000 specializime sepse kemi informata se një pjesë e tyre nuk kanë nisur fare dhe një pjesë e tyre kanë shkuar jashtë vendit. E dyta janë kushtet e punë këtu është faji i menaxherëve të institucioneve tona. 90% të rasteve kanë dështuar”.
Ai ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi të dalë me propozime konkrete, për gjendjen kaotike në shëndetësi.
Sejdiu tha se po presin që brenda dy javësh ministri Latifi të tregojë për hapat e parë që do të marr kjo ministri.
“Unë ministrin Latifi e arsyetoj deri më tani sepse edhe unë do ta incizoja gjendjen sepse ka trashëguar gjendje kaotike. Dhe do t’i kërkojë ministri që të dalë me propozime konkrete. Ministri ka thënë se gjatë dy javëve do të dalë me propozime konkrete. Ne i kemi dërguar disa ide dhe jo të shkojmë me ato afatgjate. Dhe kemi dhënë pasqyre se çka duhet të ecim përpara me tri akter gjëra dhe po presim dy javë që të dalë me propozime konkrete hapat e parë që duhet të merren”, tha Sejdiu./E.O
Të tjera
-
Elezi: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver...
-
Këta janë babai me dy djemtë që u plago*sën në Pejë, po trajtohen në QKUK
Babai dhe dy djemt e tij kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë, nga të shtëna...
-
Ky është personi që po dyshohet për plago*sjen e tre personave në Pejë, i bastiset shtëpia
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski ka njoftuar të mërkurën për dorëheqjen nga pozita e kryeta...
-
Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë
Sonte nuk ka qetësi në Pejë. Pas incidentit të rëndë të ndodhur çaste më parë...
-
Rivotimi në Maqedoninë e Veriut, koalicioni Vlen fiton një vend në parlament
Pas përsëritjes së votimeve të mërkurën në shtatë qendra në zonat zgjedhore n...
-
Flet Ardian Maznikolli: S’kam gisht në plago*sjen në Pejë, gjendem në Austri
Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi...
-
Njëri nga të plagosurit në Pejë në gjendje të rëndë
Njëri nga tre të plagosurit në qytetin e Pejës është në gjendje të rëndë. ...
-
Natë plagosjesh në Pejë dhe Prizren
ë paktën pesë persona, tre në Pejë dhe dy në Gjonaj të Prizrenit, janë plagos...
-
Gërvalla diskuton me kongresistin amerikan për sigurinë e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me kongresistin ...
-
PAMJE TË RËNDA! Momenti kritik kur ndodhi plag*osja e trefishtë në Pejë
Tre persona dyshohet të kenë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me ar...
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...