Lajme

Bislimi thotë se dialogu përballet me refuzimet e shpeshta nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 22 May 2024

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një takim me përfaqësuesit nga Shoqata për Evropën Juglindore ka folur për dialogun me Serbinë.

Gjatë këtij takimi ai ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar.

“Por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Bislimi i njoftoi ata mbi situatën aktuale në vend dhe të arriturat e sukseset e vendit tonë përgjatë tri viteve të fundit të qeverisjes.

Duke prezantuar tri shtyllat e integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe dialogut, ai theksoi se objektiv i rëndësishëm ka qenë avancimi në rrugëtimin drejt integrimit evropian, ku tashmë është finalizuar procesi i liberalizimit të vizave dhe kemi bërë hapa tutje në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe arritjen e standardeve evropiane, të cilat u bënë shkas më tej dhe për aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.

Mbi zhvillimin ekonomik u theksua progresi që ka njohur Kosova dhe disa prej indikatorëve makroekonomikë, si përmes rritjes ekonomike, rritjes së punësimit, rritjes së eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, si dhe vëmendjen e kushtuar ndaj përkujdesjes për gjithëpërfshirje e shpërndarje të barabartë tek të gjithë qytetarët, e veçanërisht përkrahjes së grave dhe të rinjve, si kryeqendër e forcë shtytëse ndër më kryesoret në zhvillimin e vendit tonë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera