Lajme

Limaj viziton babanë e Thaçit në Burojë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 23 July 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me anëtarë të partisë kanë vizituar sot babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt.

“Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook.

Limaj tha se Haxhi Thaçi e di më mirë se kushdo se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët.

-Advertisement-

“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët tanë”.

“Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, shtoi Limaj.

“Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera