Lajme

Largohen trupat ukrainase të NATO-s në Kosovë, Hovenier i falënderon për shërbimin

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 15 October 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës ka takuar oficerin e lartë ukrainas të NATO-s në Kosovë.

Hovenier falënderoi ushtarët ukrainas për përkushtimin e tyre gjatë misionit të NATO-s në Kosovë.

“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainë”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përfolur tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova për t’iu bashkëngjitur luftës në Ukrainë nga agresioni rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera