Fokus

Lamtumirë, Sulejman Gashi

Autori: Halil Berisha 14:04 | 18 September 2020

Për më shumë se dy dekada ishte një prej fytyrave e zërave kryesor që qytetarët e Kosovës i mbajti të informuar.

Kjo sidomos në kohën më të vështirë, atë të luftës së vitit 1999, shkruan Gazeta Infokus.

Sulejman Gashi ishte korrespodent i RTK-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Kësisoj, qytetarët shpesh ishin me shikim nga televizioni e radio, duke pritur raportimet e Gashit nga vendi ku të gjithë i kishin shpresat, shkruan Gazeta Infokus.

Por qytetarët e Kosovës tashmë zërin dhe informatat që i sillte Sulejman Gashi do të mund t’i shohin vetëm në kronika e intervista të realizuar më parë.

Intervista sikurse ajo ku kishte bërë bashkë ish-Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën e kreun e PDK-së Hashim Thaçin.

Intervistë kjo që ishte edhe hera e parë që i bëri bashkë të dy këta politikanë kosovar, shkruan Gazeta Infokus.

Por, me informata ekskluzive e nga dora e parë, Gashi ishte kujdesur t’i furnizoj qytetarët edhe gjatë periudhës më të vështirë.

Gashi, gazetari i orëve të para të luftës, ndërroi jetë më 11 shtator të vitit 2020.

Për të nderuar atë e veprën që e bëri kur ishte më së vështiri qytetarët bën homazhe e i dhanë lamtumirën e fundit Gashit këtë të premte të 18 shtatorit.

Por, shkaku i pandemisë, tashmë gazetarin e ndjerë për në destinacionin e fundit, në Prishtinë do ta përcjellin veç familjarët e tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera