Fokus

Ky është njeriu që bëri lëmsh Kosovën

Autori: Doresa Geci 10:22 | 02 December 2020

Vota e deputetit Etem Arifit, për formimin e Qeverisë së Hotit, gjatë kësaj të mërkure do të diskutohet gjërë e gjatë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pasi kjo votë nuk po shihet legjitime nga deputetë e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Infokus.

Deputeti nga Partia Ashkalinjëve për Integrim, në zgjedhjet parlamentare të 2019-tës, kishte siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës duke grumbulluar 2 mijë e 55 vota.

-Advertisement-

Arifi ka ushtruar mandatin e deputetit dhe ka votuar në dy prej seancave më të rëndësishme, atë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe për zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër.

Përkundër se Gjykata kishte shqiptuar dënimit të formës së prerë në vitin 2019.

Pjesëmarrjen në votim të deputetit Arifi si dhe ligjshmërinë e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti e kontestoi Lëvizja Vetëvendosje e cila e dërgoi këtë rast në Gjykatë Kushtetuese.

Vota e tij mundësoj që Qeveria Hoti të ketë 61 vota.

Përderisa sipas nenit 70 Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit humbet nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Për çka është i dënuar Etem Arifi

Deputeti, Etem Arfi do të vuaj 1 vit e 3 muaj burgim.

Arifi është i dënuar për mashtrim me subvencione.

Ndaj deputeti ashkali, është ngritur aktakuzë në vitin 2016.

Sipas aktakuzës ai ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-ën “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim” duke siguruar në këtë mënyrë shumën prej 25.646,00 euro.

Këto para nuk janë përdor për qëllime për të cilat janë dhënë por janë përvetësuar nga Etem Arifi dhe B.G. e për persona të tjerë.

Në fillim të muajit gusht, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhërarrest mirëpo deputeti Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit.

Derisa në shtator të 2020 Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera