Fokus

Ky është deputeti që për gjashtë muaj “nuk i zbriti aeroplanit”!

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 05 November 2018

Nuk hynë në radhët e deputetëve më të zëshëm të Kuvendit, shkruan Gazeta inFokus.

Por duket se nuk ka konkurrencë kur bie fjala për udhëtime jashtë vendit, ai madje për gjashtë muaj ‘nuk i zbriti aeroplanit”.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është deputeti që ka udhëtuar më së shumti gjatë këtij viti.

-Advertisement-

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitorin punën e Kuvendit të Kosovë, Zemaj ka dalë deputeti me më së shumti udhëtime gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti.

Së bashku me udhëtimet, Zemaj ka edhe shpenzimet më të mëdha nga gjithë deputetët.

Në vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, Armend Zemaj ka udhëtuar në 10 shtete. E shuma që ai ka shpenzuar është rreth 7 mijë euro ose saktësisht 6 mijë e 632 euro.

Deputeti i dytë më së shumti udhëtime vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerat Deliu-Kodra. Ajo në periudhën janar-qershor të këtij viti ka udhëtuar në 9 shtete ndërsa shuma që ka shpenzuar është mbi 5 mijë euro.

Në të njëjtin njoftim thuhet se deputetët me nga 7 udhëtime janë Fikrim Dama, kryeparlamentari, Kadri Veseli e Aida Dërguti.

Dy të parët kanë shpenzuar mbi 2 mijë euro ndërsa kjo e fundit për numër të njëjtë udhëtimi ka shpenzuar mbi 6 mijë euro.

Deputetja, Mufera Sinik ka udhëtuar në 5 shtete ndërsa ka shpenzuar rreth 4 mijë euro ose saktësisht 3 mijë e 707 euro.
Deputetët që kanë udhëtuar nga 5 herë për gjashtë muaj janë Vjosa Osmani, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu.

Osmani për këto udhëtime ka shpenzuar 3 mijë e 500 euro, Kadriaj 2 mijë e 680 ndërsa Haxhiu për numër të njëjtë udhëtimi ka shpenzuar vetëm 970 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera