Fokus

Kush është amerikani Jack Smith, Kryeprokurori i speciales që po akuzon Thaçin e Veselin se kanë gisht në 100 vrasje

Autori: Halil Berisha 16:58 | 24 June 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, këtë të mërkurë, ngriti aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Këta të dy, thuhet që bashkë me të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme, shkruan gazeta Infokus.

E këtu thuhet që përfshihen viktima të identifikuara shqiptarë, serbë e romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

-Advertisement-

Por, kush është amerikani Jack Smith, shef i Zyrës së Prokurorit të Specializuar e cila ngriti këto aktakuza?

Nëpërmjet një njoftimi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, më 7 Maj 2019, u bë e ditur se udhëheqjen e saj do ta merr në duar Amerikani Jack Smith, shkruan gazeta inFokus.

Smith është prokuror amerikan me eksperiencë të lartë në dy dikastere, atë të hetimeve të politikanëve, por edhe krimet ndërkombëtare. Zgjedhjen e tij e bëri Bashkimi Evropian.

Deklarata e parë e amerikanit, pas marrjes së postit ishte: “Jam i nderuar dhe i gëzuar që më është besuar kjo sfidë dhe menjëherë do të filloi t’i çoj përpara hetimet”.

Por, një deklaratë interesant Departamenti Amerikan i Drejtësisë e kishte bërë rreth një vit më parë, kur Smith vendosi ta lë punën në Amerikë. Aty përmendej arsyeja të cilën Smith e kishte shpalosur kur vendosi të largohet nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe pse nuk deshi të lërë Departamentin e Drejtësisë, Smith ka thënë i është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme dhe në fund erdhi me vendim që të lërë Departamentin e Drejtësisë Amerikane”, thuhej në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë.

Ndërsa në një komunikatë për medie, vet Smith deklaroi se “Ky ishte një nga vendimet më të vështira profesionale me të cilët jam përballur. Unë me të vërtetë e dashuroj që të përfaqësoj popullin amerikan dhe të gjej drejtësinë për ta”.

Smith që nga shkurti i vitit 2015 deri në gusht të vitit 2017, shërbeu si asistent i parë i avokatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Avokat shtetëror për shtetin Tennessee.

Nga viti 2010 deri në 2017, Smith ishte koordinator i hetimeve në zyrën e prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Këtu, mbikëqyri hetime të zyrtarëve të huaj qeveritarë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë post erdhi nga zyra e avokatit të SHBA-ve për distriktin lindor të Neë Yorkut ku shërbeu për 9 vite. Në Neë York, Smith mbikëqyri rreth 100 prokuror të krimeve, duke përfshirë raste si korrupsioni, terrorizmi, grupet kriminale të dhunshme si dhe krimet e komplikuara ekonomike.

Në këtë periudhë Smith mori shumë mirënjohje për punën që kishte bërë, duke përfshirë, çmimin e Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Çmimin e prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve për shërbimin me nder, çmimin e prokurorit të dhomës së ulët të Federatës së Avokatëve, Çmimin Charles Rose, medalen Henry L. Stimson etj.

Smith ka përfunduar shkollën juridike në Harvard dhe Universitetin Shtetëror të Neë York-ut në Oneonta.

Ndërsa, derisa punoi në Ëashington, Smith njihet për rastet kundër Guvernatorit të Virgjinias Bob McDonell, Konregsmenit Rick Renzi dhe Kryetarit të Kuvendit të Neë Yorkut Sheldon Silver./Gazeta I

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera