Fokus

Krejt çka ndodhi në koncertin e Unikkatil dhe mesazhi i tij nga Gjilani për reperin Duda +18 (Video)

Autori: Halil Berisha 10:44 | 09 August 2019

Rap artisti i njohur kosovar Viktor Paloka i njohur si Unikkatil nuk është se shpesh performon nëpër koncerte e evenimente.

Unikkatil më i njohur është për dashurinë që e kanë fansat për të, por edhe për rivalitetet me reperë të ndryshëm.

E pas një kohe pauzë, Unikkatil, si duket në vitin 2019 është kthyer fuqishëm, si me këngë, ashtu edhe me koncerte.

-Advertisement-

Së pari, koncert mbajti në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, e në befasi të të gjithëve, u paralajmërua një koncert në clubin STOP në Gjilan, të enjten.

Por, një gjë e tillë, nuk u prit aspak mirë nga rivali i tij nga ky qytet, me të cilin kanë një armiqësi të kamotshme, Burim Osmani, i njohur si DUDA.

Ky i fundit, me të marr vesh se rivali i tij, do të performoj në qytetin ku është rritë DUDA, ka filluar kërcënimet për këtë punë.

Në fillim publikoi një fotografi në rrejtet sociale, ku pronarëve të clubit që Unikkatil kishte paralajmëruar të përformoj, publikisht iu tha që i kanë gjak borxh.

Më pas përshkrimin në foto e ndryshoj duke shkruar vetëm “Tik tak tik tak”, duke paralajmëruar që nuk do të lejoj mbajtjen e koncertit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, më pas DUDA, në Facebook, tregoi që është arrestuar DJ i tij dhe disa anëtar të grupit, duke bër thirrje që ata të lirohen.

E si duket kjo situatë e nxeu gjendjen edhe më shumë, duke bërë një premtim.

“Un sjom i Gilanit as Jabuq mo nqofse sante e lejoni at dhip me na sha midis Gjilanit… un sdu dhun as probleme po me ardh mem sha shpi tem ska shanc edhe plus ne tradhti saher qe sjom atje ju e shfrytzoni rastin.. pse nuk erdhet kurr sa kesh atje…!!?? Burrat nuk lajmrojn polici , sante e keni ndor veq ju ja kerkoni falje reperav gilani mu edhe Double G is ose sante e ne vazhdim ska me pas bir nane qe e shuk ket bela…. Amanet e keni Gilan sante mprezentoni mu shok dashur familjar sjom mo i atij veni qe ma lshoni me hyp ne bin sante at femen me trup tmashkullit… #GanG4Life #GilanEBojnaNdryshe #WelcomeToGanGLand”

Ndaj këtij paralajmërimi nuk reagoi Unikkatil, por vëllau i tij Mentor Palokaj.

Por, si duket reagimin Unikkatil, e kishte ruajtur për në koncert, në performancën e tij.

 

 E nga kjo nuk pati më asnjë reagim e as kundërpërgjigje, derisa mbarëvajtja e koncertit shkoi pa asnjë problem./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera