Fokus

Kjo është kandidatja për deputete që uron vetën për kandidimin

Autori: Halil Berisha 09:33 | 09 September 2019

Me t’u paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme, ka filluar edhe mobilizimi i partive politike e anëtarëve të tyre.

Kjo sidomos tani kur janë dorëzuar e publikuar listat e kandidatëve për deputet, shkruan gazeta inFokus.

E viteve të fundit, pjesë shumë e rëndësishme e fushatave zgjedhore janë bërë rrjetet sociale.

-Advertisement-

Por, jo të gjithë, janë shumë të aftë të punojnë me to, ku në shumë raste dalin edhe qesharak para qytatërve.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Valdete Idrizin, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, e cila në një postin në profiling e saj në Facebook, ka shkruar se është shumë e lumtur që është në listën e kësaj partie, shkruan gazeta inFokus.

“Jam shumë e lumtur që jam në listën për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës. Ky besim është motiv që të punoj edhe më shumë për të mirën e përgjithshme, për të gjithë, pa dallim. Falemnderim të pafund për gjithë besimin dhe mbështetjen. Na priftë e mbara, bashkë!

Ndërtojmë të ardhmen. Për ty, për shtetin!”

E në të njëjtin postim, Valdete Idrizi, i komenton vetës, në vetën e tretë, duke iu referuar si Vale, shkruan gazeta inFokus.

“Shumë suksese Vale të priftë e mbara e bashkë me ty edhe të gjithë ne”, i ka komentuar Valdete Idrizi vetës.

Megjithatë, këtë koment, të cilin e ka kapur gazeta inFokus, pas jo shumë kohe, Idrizi e ka fshirë nga postimi i saj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera