Kjo është gjendja pas vërshimeve në Malishevë dhe Klinë
Autori: Leoreta Abazi 16:49 | 13 January 2021
Dhjetëra familje të komunës së Malishevës, Klinës e qyteteve tjera të vershuara një ditë më parë ende vazhdojnë të kërkojnë një kulm për të kaluar natën.
Përveç shtëpive, atyre u janë shkatërruar thuajse të gjitha pasuritë.
Reshjet e mëdha të shiut në shumicën prej qyteteve e fshatrave pamundësuan edhe lëvizjen e qytetarëve.
Por sipas të dhënave të fundit në disa prej tyre është përmirësuar gjendja, shkruan Gazeta inFokus.
Pavarësisht që në Malishevë e Klinë uji ka nisur të largohet, gjendja vazhdon të jetë e rënduar.
Zëdhënësi i komunës së Malishevës, Artan Paqarizi për Gazetën inFokus ka treguar se ende nuk kanë nxjerrë një bilanc përfundimtar për dëmet që janë shkaktuar.
“Gjendja në komunën e Malishevës është e stabilizuar ne kuptimin që niveli i ujit ka ra dhe është qetësuar situata. Ende jemi duke u marrë me vlerësimin e dëmeve dhe duke intervenu aty ku ka nevojë, në rrugët ku ka gurë e rërë dhe baltë”, ka thënë Paqarizi.
Dëmet janë të mëdha në këtë komunë sidomos në ekonomitë familjare.
E buxhet për mbulimin e tyre nuk ka Komuna e Malishevës.
“Komuna e Malishevës nuk ka buxhet, por ne do i drejtohemi Qeverisë dhe Ministrive përkatëse për ti kompensuar ato dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe ekonomi familjare. Kemi edhe përkrahjen e Qeverisë e cila do të krijojë fond për kompensimin e gjitha dëmeve që janë bërë”, ka thënë zëdhënësi i komunës së Malishevës.
Edhe drejtori i urbanizmit dhe mbrojtjen e mjedisit, në Komunën e Klinës, Lorenc Marleku ka treguar se gjendja në këtë komunë është ende e vështirësuar.
“Gjendja në komunën e Klinës është bukur keq sepse ne në vitin e kaluar kemi punuar një pjesë të lumi dhe e kemi pastruar pasi ka qenë projekt i ministrisë por në pjesën tjetër jo dhe pastaj devijoi lumi. Gjysma e qytetit ka qenë ë vërshuar në Klinë, e kemi bërë një komision dhe nesër komisioni del në vendin e ngjarjes”, ka thënë Marleku.
Ai për Gazetën inFokus ka treguar se dëme ka sidomos në pesë lokale të cilat kanë qenë të tëra të mbuluara me ujë.
Gjithashtu si në komunë e Malishevës ashtu ende në të Klinës nuk kanë buxhet për mbulimin e këtyre dëmeve.
“Komuna nuk ka buxhet sidomos në bujqësi, ka shumë dëme bile ka ende toka të mbushura me ujë dhe nuk po mundemi me i vlerësu ato dëme. Por për përkrahje i drejtohemi Qeverisë me një shkresë për dëmet dhe pas përfundimit të vlerësimit ndahet buxheti. Ka thënë Marleku.
Sipas tij vlerësimet do të kryhen të premten, por jo në bujqësi pasi tokat janë ende të mbushura me ujë. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vazhdon përkrahja e fuqishme për Lahi Brahimajn
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK'së, Lahi Brahim...
-
Zhduket 15-vjeçarja nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
15-vjeçarja, Gentijana Mustafa nga Prizreni është zhdukur që 4 ditë, shkruan ...
-
Biden dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefo...
-
Gjoshi (PDK): VV-në e mundim në zgjedhje me apo pa Albin Kurtin në listë
Betim Gjoshi nga PDK-ja që ka qenë edhe anëtar i KQZ-së ka thënë se vendimi i...
-
Beogradi më konsideron kriminel, Donika Gërvalla është koritë me mua
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Fytyra e Kurtit edhe në ambalazh të birrave
Në njërën nga marketet në Kosovë, në mesin e pijeve të tjera, është radhitur ...
-
Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofend...
-
Daut Haradinaj: I padrejtë mohimi ndaj Kurtit per kandidim, PZAP gaboi në rastin e Dreshajt
Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)...
-
Pallaska: Albin Kurti me ambicie është i njëjtë me Enver Hoxhën
Avokati i njohur, Dastid Pallaska, ka folur për Vetëvendosjen dhe moscertifik...
-
Shoqata e historianëve në Deçan i reagon ambasadorit amerikan Philip Kosnett
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka reaguar pas OP-...
-
Ndërron jetë avokati Bajram Kadriu
Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu. Një gjë të tillë...
-
Policia holandeze arreston mbi 180 persona, në natën e tretë të dhunës
Policia holandeze ka arrestuar më shumë se 180 persona gjatë natës së tretë t...