Lajme

Kjo është gjendja e 123 minatorëve që mbetën të ngujuar në minierë, flet kryeshefi i Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 27 September 2022

123 minatorë kanë mbetur të bllokuar në Minierën e Trepçës. Shkak për këtë është bërë një problem me rrymën.

Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani, për Gazetën Infokus ka treguar se gjendja e minatorëve është shumë mirë.

“Kemi pasur një problem, rrufeja i ka godit rrjetin energjetik te Trepcës dhe thjesht në Në bashkëpunim me grupet e KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit, dhe tani do të i nxjerrim. Gjendja e tyre është shumë e mirë dhe shumë në rregull”, deklaroi Abdurrahmani për Infokus.

-Advertisement-

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera